Mbi 30 % e qytetarëve votuan në Gjilan deri në orën 15:00

Deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.
Në këtë vendvotim, ku kanë të drejtë vote 12,000 qytetarë, menaxherja Sevdije Sadiku thekson se përgjatë ditës fluksi i votuesve ka vazhduar të qëndrojë pothuajse i njëjtë.
Edhe pse ajo vlerëson që nuk ka pasur ndonjë parregullsi të veçantë gjatë procesit të votimit, përmend disa raste ku personat me nevojë për asistencë, kanë hasur vështirësi, por në fund ushtruan të drejtën e votës.
Sevdije Sadiku tregon se nuk ka pasur probleme me energjinë elektrike dhe se janë përgatitur për një rast të tillë.
Përndryshe, në këtë komunë deri në orën 15:00, kanë votuar 32,307 persona ose 32,307 %, derisa të drejtë vote kanë 104,870 qytetarë./KosovaPress/
